Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance deklaroi në një intervistë për Fox News se ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë për president në zgjedhjet e vitit 2028.
Vance tha se vendimi do të merret “diku vitin tjetër” dhe se, cilido qoftë, do ta mbështesë plotësisht. Pyetjet ndaj tij janë shtuar pas humbjes së republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit.
Burime pranë tij thonë se rezultati i nëntorit nuk e ka ndryshuar kalendarin e vendimmarrjes. Vance konsiderohet prej kohësh trashëgimtari më i mundshëm i lëvizjes MAGA të Donald Trumpit.


