Gjykata Speciale dënon Hashim Thaçin me 17 muaj burg për pengim të drejtësisë

0
3
Gjykata Speciale dënon Hashim Thaçin me 17 muaj burg për pengim të drejtësisë

Gjykata Speciale në Hagë e shpalli fajtor ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në rastin për pengim të drejtësisë dhe i dha një dënim të njësuar prej 17 muajsh burg.

Sipas aktgjykimit, Thaçi u gjet fajtor për tentativë pengimi të personave zyrtarë në kryerjen e detyrës përmes veprimit të përbashkët, si dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe mosbindje ndaj gjykatës.