Rama në Kuvend: Në 2027 nisin përgatitjet për traktatin e anëtarësimit në BE

0
3
Rama në Kuvend: Në 2027 nisin përgatitjet për traktatin e anëtarësimit në BE

Kryeministri Edi Rama njoftoi në Kuvend se, sipas rekomandimit të Komisionit Europian, në vitin 2027 do të nisin përgatitjet për traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Rama u shpreh se ky hap nuk do të ishte i mundur nëse vendi do të ishte ashtu siç e përshkruan opozita, dhe e konsideroi raportin e BE-së si një vlerësim pozitiv për punën e qeverisë.

Duke iu referuar protestave, kreu i qeverisë tha se është normale të protestohet kundër qeverisë, por e quajti “gjënë më të dhimbshme” për një opozitë kur nuk pranohet as nga vetë protestuesit.