Trump dhe Putin, 40 minuta bisedë para takimit me Xi Jinping

0
4
Trump dhe Putin, 40 minuta bisedë para takimit me Xi Jinping

Donald Trump dhe Vladimir Putin zhvilluan një takim dypalësh rreth 40-minutësh, para bisedimeve trepalëshe me liderin kinez Xi Jinping.

Para kamerave, presidenti amerikan foli për një marrëdhënie të mirë shumëvjeçare me Putinin dhe shprehu shpresën se takimi do të hapë rrugën për rezultate pozitive, duke paralajmëruar edhe një takim të dytë.

Ky është takimi i parë ballë për ballë mes dy liderëve që nga bisedimet në Alaskë vitin e kaluar, të cilat u mbyllën pa marrëveshje. Ukraina vazhdon të kërkojë që të jetë pjesë e çdo negociate për të ardhmen e saj.