PolitikëPërjashtimi nga PS, Elisa Spiropali paralajmëron konferencë për shtyp: Nesër në 11:00

Përjashtimi nga PS, Elisa Spiropali paralajmëron konferencë për shtyp: Nesër në 11:00

Pas vendimit për largimin e saj nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ish-kryetarja e Kuvendit ka bërë të ditur se do të prononcohet për këtë zhvillim gjatë ditës së nesërme. Ajo ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për mediat në ambientet e Kuvendit, në orën 11:00.

“Flasim nesër në 11:00 në konferencë shtypi nga Kuvendi”, ka shkruar Spiropali në reagimin e saj të parë pas vendimit.

Përjashtimi nga grupi parlamentar erdhi pas largimit të saj nga forumet drejtuese të Partisë Socialiste, një vendim i marrë më herët nga kryeministri Edi Rama.

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të martë, deputetët socialistë votuan pro përjashtimit të Spiropalit. Ndërkohë, Bledi Çuçi dhe Erion Braçe zgjodhën të abstenonin.

Pas këtij vendimi, Elisa Spiropali do të vijojë mandatin e saj parlamentar si deputete e pavarur, jashtë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Reagimi i saj pritet të japë më shumë detaje mbi qëndrimin që do të mbajë pas zhvillimeve të fundit dhe përplasjes me drejtuesit e Partisë Socialiste.

spot_img

KRYESORE

Newspaper WordPress Theme

LAJME TË TJERA

- Advertisement -