Myslim Murrizi ka hedhur dyshime mbi ndryshimet e hartës territoriale të Tiranës, duke pretenduar se ato mund t’i krijojnë Erion Veliajt mundësinë për të rikandiduar në zgjedhjet e ardhshme për kryeqytetin, pavarësisht kufizimit ligjor të tre mandateve.
I ftuar në një emision televiziv, Murrizi deklaroi se përfshirja e dy njësive administrative, Rinasit dhe Domjes, në strukturën e re territoriale mund të ndryshojë statusin e bashkisë. Sipas tij, kjo do të krijonte një situatë të re ligjore, e cila mund t’i shërbente Veliajt për të kapërcyer pengesën që lidhet me numrin e mandateve.
Murrizi ia atribuoi këtë lëvizje Arbjan Maznikut, duke e cilësuar ndryshimin e hartës si një favor ndaj kryebashkiakut. Ai gjithashtu ngriti dyshime për përplasjet brenda kampit socialist, duke përmendur ndarjet mes grupimeve të ndryshme.
“ Kjo tani është luftë për PPSH tradicionale dhe këto të Mjaftit. Loja e hartës territoriale, Mazniku ia ka bërë qokën Veliajt. Duke i futur dy njësi administrative brenda, ka kapërcyer ligjin që ia jep të drejtën të kandidojë, sepse nuk quhet bashki ekzistuese, por është e re kjo.
Erion Veliaj kandidat i Veliajt. Më vete, i pavarur. Pengesën ligjore për tre mandate e ka hequr Mazniku. Duke futur Rinasin dhe Domjen, nuk është më ajo bashki, ndaj shoh edhe një luftë aty mes mjaftistëve dhe këtyre”, u shpreh Murrizi.
Ai solli gjithashtu në vëmendje një episod të mëparshëm që lidhej me Kastriot Islamin dhe militantët socialistë që, sipas tij, i kishin shkuar në shtëpi.



